BallinaRegjionaleVushtrriVrojtuesit e lagjes’ shtrihet edhe në zonën Vushtrrisë

Vrojtuesit e lagjes’ shtrihet edhe në zonën Vushtrrisë

Siguria në komunitet  vazhdon të mbetet model i  përpjekjeve  dhe realizimeve të përbashkëta të policimit në komunitet. Mbi bazën e kësaj qasje Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, në partneritet me ICITAP-in dhe mbështetje të komunës së Vushtrrisë, sot ka implementuar projektin  “Vrojtuesit e lagjes”.

Në shënim të këtij aktiviteti morën pjesë struktura policore nga niveli qendror rajonal dhe lokal, kryetari i komunës së Vushtrrisë, përfaqësues të pushtetit lokal,   banorë e përfaqësues të fshatit Prelluzhë dhe fshatarëve përreth.

Si model praktik në kuadër të këtij projekti është caktuar zona e fshatit Prelluzhë e komunës së Vushtrrisë, fshat ky me komunitet të përzier, me ç’rast në këtë lokalitet është vendosur tabela me  mbishkrimin “Vrojtuesit e lagjes”. Vendosja e  kësaj pllake synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit, në identifikim dhe raportim  për çështje të sigurisë publike.

Banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit mirëpritën shtrirjen e këtij projekti, ku ndër të tjera  u tha se ky projekt  rrit dhe fuqizon  bashkëpunimin e ndërsjellë. Njëherësh u zotuan se do të vazhdojnë me qasjen  e përbashkët në identifikim dhe parandalim të dukurive negative në këtë zonë.

Ishte vlerësim i përbashkët se çdo bashkëpunim me Policinë në komunitet  është  çelësi  për zgjidhjen e çështjeve që  reflektojnë  në sukses të  përbashkët dhe siguri më të madhe për qytetarët.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së