back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVritet një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

Vritet një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një vrasje ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin per nje plagosje me arme zjarri ne rrugen Prishtine -Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur ajo.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo.

Detaje tjera aktualisht nuk dihen. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz