Është dënuar me burg të përjetshëm 40-vjeçari shqiptar, Eduar Danaj, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi. Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, 40 vjeçares Enkelejda Danaj, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2024 në Athinë.
Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e xhelozisë. Pas veprimit makabër të vrasjes së bashkëshortes 52-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
“Akti i vrasjes është një akt dhune dhe mizorie i veçantë. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës”, tha kryetari i gjykatës, duke shpallur vendimin unanim të gjykatës mbi fajësinë e vrasësit 52-vjeçar, bashkëshortit të 40 vjeçares.
“I pandehuri është një njeri i dhunshëm dhe apatik, ai nuk mbante mend as datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Doli që ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe jo më parë siç pretendon ai. Akti i tij ishte i paramenduar. Ai mbante një kapelë, mori një taksi dhe më pas shkoi në një hotel. Kur u arrestua, duke i thënë oficerit të policisë “Ia bëra mirë asaj”. Ai ishte i shtyrë nga xhelozia dhe zilia ekstreme”, theksoi gjithashtu Kryetari, duke njoftuar më vonë se gjykata hedh poshtë pretendimet e pavarura të autorit të krimit për ndryshim akuze.
Sipas dosjes së çështjes së vrasjes në Menidi, gjithçka filloi më 16.5.2024 kur ndërtuesi 52-vjeçar shkoi në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite. Në atë kohë, gruaja ishte nisur për të shkuar në punë. Më pas, 52-vjeçari e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë, ku nga plagët e marra 40-vjeçarja vdiq menjëherë./