back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVrau dy persona në 2000, Avni Majollarit i ekzekutojnë djalin (FOTO)

Vrau dy persona në 2000, Avni Majollarit i ekzekutojnë djalin (FOTO)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Mario Majollari është ekzekutuar me tre plumba në kokë këtë mbrëmje në zonën e “Kinostudios” në Tiranë pranë një karburanti.

Express mëson se 28-vjeçari sapo ishte kthyer nga Suedia, por këtë të Martë është vrarë nga persona të paidentifikuar teksa ecte në rrugë.

Nga burime policore, bëhet me dije se 28-vjeçari është djali i Avni Majollarit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 2000 pas një konflikti ka vrarë me armë zjarri dy persona, Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi.

Policia ka bërë me dije se ka ngritur pika kontrolli në zonë, si dhe në të gjitha rrugët lidhëse me vendin e ngjarjes.

Po ashtu, për hetimin e kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialiste të Drejtorisë Vendore te Policisë Tirane.

Blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar disa persona që mund të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane. 

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

/GazetaExpress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz