back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeVrasjet e fundit në Kosovë, Përparim Rama ka një thirrje për policinë

Vrasjet e fundit në Kosovë, Përparim Rama ka një thirrje për policinë

Të ngjajshme

Aksident në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme...

Çifti i ri i showbizit? Aktorët fotografohen duke ecur bashkë

Aktori Joshua Jackson ka ndezur thashethemet për një romancë...

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka komentuar situatën e fundit në Kosovë ku janë regjistruar disa vrasje në nivel vendi.

Rama ka thënë se populli i këtij shteti ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës dhe të gjithë Republikës së Kosovës!
Ditët e fundit, vendi ynë është tronditur nga një varg incidentesh të dhunshme me humbje tragjike jetësh. Këto nuk janë thjesht numra. Janë fqinjët tanë, miqtë tanë, anëtarët e familjeve tona. Dhimbja e tyre është dhimbja jonë si shoqëri, si institucione si shtet!
Ajo që e bën gjendjen edhe më shqetësuese është fakti se qytetarët e Kosovës nuk kanë sot një qeveri funksionale pas vetes, që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre. Kjo është për keqardhje. Populli i këtij shteti ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.
Si Kryetar i Kryeqytetit, brenda kompetencave të mia ligjore dhe morale, i bëj thirrje Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të çdo komune që të nisim menjëherë një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme. Veprimi duhet të jetë i shpejtë, i ligjshëm dhe transparent.
Kjo nuk është thjesht një thirrje për veprim. Është një detyrë morale. Viktimat i nderojmë jo vetëm me fjalë, por me ndryshim real” shkruan Rama në reagim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit