BallinaLajmeVrasje në Vushtri, flet familjari i viktimës: Grua shembullore, e shkaku i...

Vrasje në Vushtri, flet familjari i viktimës: Grua shembullore, e shkaku i vrasjes xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vushtri. Një burrë ka vrarë një grua ndërsa më pas ka vrarë edhe vetën.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Prokurorsë Themelore në Mitrovicë.

Në një prononcim direkt nga vendi i ngjarjes, familjari i së ndjerës, Rrahim Ajeti ka shpalosur detaje, ku ka thënë se sipas disa informacioneve vrasja ka ndodhur për “shkaqe se viktima ka ndërruar vendin e punës dhe nuk ka punuar tek i dyshuari”.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore.Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më pare tek biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk e dijmë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ke lane tek unë”, deklaroi familjari i viktimës, Rrahim Ajeti para mediave./Indeksonline/

- Advertisement -