BallinaLajmeVrasja në Llaushë, aprovohet kërkesa e avokatit që të dyshuarit t’i bëhet...

Vrasja në Llaushë, aprovohet kërkesa e avokatit që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

Të ngjajshme

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Elvir Imeri, avokati i të dyshuarit për vrasjen e para pak ditëve në Llaushë të Skenderajt, thotë se Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka aprovuar propozimin e tij dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrisë Forenzike që të kryejë ekzaminimin psikiatrik të të dyshuarit për vrasjen.

“Sot me dt.14.01.22 kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore ne Mitrovice dhe me këtë rast dua te konfirmoj se gjykata ka aprovuar propozimin tim dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrise Forenzike qe te kryej ekzaminimin psikiatrik lidhur me te mbrojturin tim”, ka thënë Imeri për Express.

Ai thotë se një propozim i tillë është bërë për të vërtetuar “Nëse ne kohen e kryerjes se veprës penale i pandehuri a ka qene ne gjendje te paaftësisë mendore ose aftësisë se zvogëluar mendore”.

“Propozimin për ekzaminimin psikiatrik lidhur me te mbrojturin tim e kam bere konform me nenin 508 te KPPRK-se si dhe nenin 146 te po te njëjtit kod. Ekzaminimi duhet te kryhet brenda dy javësh nga lëshimi i këtij urdhëri”, ka përfunduar Imeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz