back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditVrasja në Gjilan, Haziri: Nga qytet i paqes e i respektit, viteve...

Vrasja në Gjilan, Haziri: Nga qytet i paqes e i respektit, viteve të fundit është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – E papranueshme

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Deputeti i LDK-së dhe ish kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar në lidhje me rastin e fundit që ka ndodhur në këtë qytet, ku u vranë tre persona.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prej epitetit të paqes dhe i respektit, Gjilani është shdërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë.

Haziri ka përmendur edhe dhunën grupore ndaj një të miture në Gjilan e cila ka ndodhur para pak ditësh, e që ka thënë se këto dy raste të fundit duhet të jenë alarm për të gjithë.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i dënon këto akte dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund. Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme. I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të personave të vrarë sot, ndërsa personit të plagosur i urojmë shërim të shpejt”, ka shkruar Haziri. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të Fundit

Sport

ShowBiz