back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVrasja në Drenas, policia jep detaje

Vrasja në Drenas, policia jep detaje

Të ngjajshme

Stërvitje multinacionale në Camp Novo Selo, KFOR forcon gatishmërinë dhe sigurinë

Soldatë multinacionalë nga Joint Logistics Support Group (JLSG) dhe...

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Një ngjarje tragjike  ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gradicë të Drenasit.

Një preson ka mbetur i vrarë, ndërsa është plagosur një tjetër.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënjsa e Policisë, Flora Ahmeti.

Vritet një person në Gradicë të Drenasit, një tjetër mbetet i plagosur Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje“, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz