BallinaLajmeVrasja e vëllezërve në Malishevë, të dyshuarve u vazhdohet paraburgimi

Vrasja e vëllezërve në Malishevë, të dyshuarve u vazhdohet paraburgimi

Të ngjajshme

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur...

“Merrni naftën tuaj” nga Ngushtica e Hormuzit, iu thotë Trumpi aleatëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Mbretërinë e...

Rreth 25 mijë nxënës pritet të regjistrohen në shkolla të mesme

Sot është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në...

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit në lidhje me vrasjen e kryer para një muaji në Plloqicë të Malishevës, ku dy vëllezër Shani dhe Bahri Maloku mbetën të vrarë.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Agron Matjani i kontaktuar nga Indesonline ka thënë se masa e paraburgimit i është vazhduar të dyshuarve edhe për dy muaj tjerë.

Matjani ka thënë se hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive dhe shumë dëshmitarë po merren në pyetje lidhur me rastin.

“Ne kemi bërë kërkesë që të vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit për dy të dyshuarit. Gjykata tashmë i ka vazhduar masën. Është rast i ndjeshëm, hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive. Janë duke u marr dëshmitarë në pyetje”, ka thënë ai për Indeksonline.

Dy të dyshuarit Blerim dhe Besim Maloku janë marr në pyetje për rastin, por ata kanë kundërshtuar se kanë gisht në të.

Sipas dëshmive të para, vëllezërit Maloku janë vrarë në përpjekje për të parandaluar vjedhjen e bagëtive në oborrin e tyre.

Të dy vëllezërit Maloku të vrarë kanë qenë të martuar. Shaniu ka lënë gruan me katër fëmijë, ndërsa Bahriu ka lënë gruan dhe dy fëmijë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz