Vrasja e vëllezërve në Malishevë, kjo është afërsia e të arrestuarve me viktimat
BILLI·

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Maloku që ndodhi në shtëpinë e tyre, të premten pas mesnate, në Plloqicë të Malishevës.
Arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.
Të arrestuarit janë fqinjë, nga i njëjti fshat prej nga vijnë viktimat Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç, raporton Gazeta Express.

Lexo edheZv.ministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, priti në takim delegacionin e ushtrisë amerikane për Evropë “USEUCOM”
Express merr vesh se vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat që kishin hyrë të plaçkitnin në shtëpinë e tyre në Plloqicë. /GazetaExpress/








