back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeVrasja e Khameneit – Ceremonia mortore nis sot në Teheran, vjen reagimi...

Vrasja e Khameneit – Ceremonia mortore nis sot në Teheran, vjen reagimi nga Izraeli për pasardhësin e tij

Të ngjajshme

A do ta përkrahte AAK një kandidat për President nga opozita? – Flet Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Blero: Jam i hapur për pozitën e Presidentit

Këngëtari i njohur, Blero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve...

Samsung Galaxy A17 5G nën 160 £ për një kohë të kufizuar

Samsung ofron një ofertë të shkëlqyer për ata që...

Barcelona fiton, por Atletico Madrid shkon në finale

Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen...

Jordan Henderson përfshihet në një përplasje fizike pas ndeshjes (VIDEO)

Jordan Henderson është përfshir në një përplasje fizike, pas...

Ceremonia mortore për ish-Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, do të mbahet sot në Teheran.

Khamenei u vra gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që nisën të shtunën. Sipas njoftimeve zyrtare, ceremonia do të fillojë në orën 18:30 (me orën lokale) dhe do të zgjasë tre ditë, përpara procesionit të varrimit.

Sipas raportimeve të The New York Times, që citojnë zyrtarë iranianë, djali i tij, Mojtaba Khamenei, është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e vendit. Vendimi për pasardhësin mund të merret sot, në një moment kritik për stabilitetin politik të Iranit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se çdo pasardhës që do të vazhdojë “planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe për të shtypur popullin iranian” do të konsiderohet “objektiv i qartë për eliminim”.

Deklarata e tij rrit tensionet në rajon, ndërsa Irani përgatitet për ceremoninë mortore dhe përzgjedhjen e liderit të ri suprem.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz