back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeVrasja e gruas me shufër të hekurit në Kamenicë, çiftit i’u ishte...

Vrasja e gruas me shufër të hekurit në Kamenicë, çiftit i’u ishte ndërtuar shtëpia me ndihmën e Halil Kastratit

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Një grua 34  vjeçare dyshohet se është vrarë dje nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja që tronditi Kosovën ka ndodhur në fshatin Berivojcë  të Kamenicës.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh Nuhi Maroca, është emri i burrit në fjalë i cili dyshohet se dje vrau me shufër hekuri bashkëshorten e tij në Kamenicë.

Çifti as në të kaluarën nuk është se kishin një jetë të lehtë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe kushteve të vështira për jetesë.

Ndaj dy vite më parë atyre iu ndërtuar një shtëpi. Kjo me  ndihmën e Halil Kastrati, shkruan Reporteri.net.

Këtë e dëshmojnë fotografitë e postuar në vitin 2017 në faqen e Kastratit, i cili njihet për aktivitetet e tilla humane të cilat edhe i promovon veta vazhdimisht.

Për t’ia dorëzuar çelësat ciftit nga Kamenica, në nëntor të 2017-ës, siç shihet në fotografitë, kishte qenë i pranishëm edhe reperi Golden AG.
Ndërkohë kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit N.M i cili dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij me shufër metalike në fashtin Berivojcë të Kamenicës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari N.M., pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse”.

Gjykata ka njoftuar se duke marrë për bazë peshën e veprës minimumi i dënimit parashihet 10 vite, ndërsa maksimumi burgim i përjetshëm.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale, ku minimumi i dënimit parashihet 10 vite, ndërsa maksimumi burgim i përjetshëm dhe caktimi i masave alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz