BallinaLajmeVrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arrestuarin e...

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arrestuarin e tretë

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nevzat Spahon.

Mbrojtja dhe i hetuari kërkuan një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se arrestimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto pretendime. Sipas vendimit, provat e deritanishme konsiderohen të mjaftueshme për vazhdimin e qëndrimit të tij në qeli, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Dje Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit dhe për rojën e karburantit në pronësi të viktimës.

Në kërkim lidhur me këtë ngjarje është shpallur Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Marselo Arani është arrestuar më herët nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia ka dhënë me hua shtetasit Marselo Aranit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Biznesmeni Edmond Mëhalla u vra më 30 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz