back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeVrasja e 66-vjeçarit në Rahovec dyshohet se ndodhi pas një zënke me...

Vrasja e 66-vjeçarit në Rahovec dyshohet se ndodhi pas një zënke me vëllain për shitjen e disa bagëtive

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

H.G., 66-vjeçar nga fshati Sopniq i Rahovecit dyshohet se është vrarë mbrëmë nga vëllai i tij J.G., 58-vjeç, pas një zënke mes tyre. Sipas burimeve të Gazetës Express, incidenti me pasoja fatale dyshohet se lidhet me shitjen e disa bagëtive.

66-vjeçari fillimisht është plagosur, mirëpo për shkak të plagëve të rënda me armë zjarri i njëjti ka ndërruar jetë.
“Incidenti dyshohet se ka ardhë pas nje zënke lidhur me shitjen e disa bagëtive”, tha ky burim i besueshëm i Expressit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari (vëllai i viktimës), pas arrestimit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, lajmin për vrasje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz