BallinaLajmeI vrari mbrëmë në Veternik ishte arrestuar të premten për plaçkitje

I vrari mbrëmë në Veternik ishte arrestuar të premten për plaçkitje

Të ngjajshme

Kriza politike, “GLPS”: Viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft...

Hekuran Kryeziu publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën...

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF...

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Kujtim Krasniqi, nga Makovci i Prishtinës, është vrarë dje me armë zjarri nga Ridvan Beqiri, në Veternik të Prishtinës.

Krasniqi bashkë me tre persona të tjerë rreth orës 21:00 ishin futur në pronën e Beqirit për të vjedhur, ndërkohë pronari në vetëmbrojtje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre duke e lënë të vrarë atë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Kujtim Krasniqi ka qenë emër i njohur për ta, pasi që ka qenë i arrestuar për plaçkitje.

“Kujtim Krasniqi është arrestuar javën e kaluar në Fushë Kosovë, saktësisht të premten për një plaçkitje, mirëpo në mungesë të provave është liruar”.

Policia e Kosovës mbrëmë i është përgjigjur menjëherë rastit të vrasjes ndërsa ka bërë të ditur se po punon intensivisht për të sqaruar gjithë rastin.

Tre të dyshuarit që ishin bashkë me Kujtimin ende ndodhen në arrati, porse policia mbrëmë ka mbledhur të gjitha provat dhe gjurmët në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz