Vozinha bën histori në Kili, Federata ndryshon rregullat për portierin e Colo-Colo
dp

Lexo edhePrezantimi i jashtëzakonshëm i Salah, stadiumi i stërmbushur me tifozë

Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve mbresëlënëse në Kupën e Botës, duke siguruar transferimin te gjiganti kilian Colo-Colo.
Edhe pse rregulloret e Federatës Kiliane të Futbollit nuk lejojnë përdorimin e nofkave në fanella, është bërë një përjashtim për 40-vjeçarin, i cili do të mbajë emrin “Vozinha” mbi numrin 29.
Emri i tij i plotë është Josimar Jose Evora Dias, ndërsa te Colo-Colo u transferua si lojtar i lirë pas largimit nga Chaves. Gjatë karrierës ka luajtur edhe për Trencin, AEL Limassol, Gil Vicente dhe disa klube të tjera.

Lexo edhePrezantimi i jashtëzakonshëm i Salah, stadiumi i stërmbushur me tifozë