BallinaOpinioneVotuesit shqiptarë janë ngopur me udhëheqës të korruptuar dhe politikanë të shantazhuar!

Votuesit shqiptarë janë ngopur me udhëheqës të korruptuar dhe politikanë të shantazhuar!

Shkruan Hafiz Gagica

Votuesit shqiptarë janë ngopur me udhëheqës të korruptuar dhe politikanë të shantazhuar!

Qytetarët i thanë PO ndryshimit, reformave ekonomike e ndërtimit të një shteti ligjor.

Me 06 Tetor 2019, elektorati ynë votoi për ndryshime të reja si dhe për largimin e pushtetarëve të korruptua. Qytetarët e Kosovës votuan për një erë të re, në skenën politike në Kosovë, për një qeverisje pragmatike, të çliruar nga oligarkët, të korruptuarit, nga uzurpuesit e pasurive nacionale të Kosovës.

Përveç tjerash, zgjedhjet e 6 tetorit, ishin një çlirim emancipues, për votuesit e zënë peng nga liderët e partive klienteliste, të shantazhuar nga grupet e interesave klanore.

Ky ishte po ashtu edhe një vendim kyq për de-monizmin e udhëheqësve pushtet mbajtës të cilët partinë dhe shtetin e konsideruan pronë private dhe të cilët vendimet i harmonizonin me interesat personale.

Këto zgjedhje dhanë një rezultat shumë pozitiv për shtetin dhe shoqërinë tonë. U hap rruga që tani e tutje të ecim mbarë e më të sigurt drejtë ndryshimeve, riparimeve të keqqeverisjes së shkuar, duke u angazhuar për një shtet-ndërtim të mirëfilltë; Duke marr secili përgjegjësinë e tij individuale e kushtetuese për zhvillimin e vendit dhe krijimin e kushteve të barazisë, ligjit dhe të drejtave të barabarta për secilin, pa dallime sociale e privilegje për klanet e deridjeshme.

Prandaj përpjekjet për të nëpërkëmbur verdiktin e popullit përmes pazareve politike (e jo vetëm atyre) do të jet një veprim i pafalshëm e i dëmshëm për vendin duke e penguar ndryshimin dhe vullnetin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, e më të dinjitetshme,të tillë siç e kanë merituar.

Stutttgart, 30.10.2019