back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajme​Votimi me postë, refuzohen rreth 2400 pako me fletëvotime

​Votimi me postë, refuzohen rreth 2400 pako me fletëvotime

Të ngjajshme

Komandanti i KFOR-it dhe Malaj flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga...

Dy hite, një emër/ Era pushton tregun muzikor me dy superhite

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Era Istregi, ka lansuar...

Publikohet orari i javës së dytë të Superligës së Basketbollit

Pro Credit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet të...

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se nga 33.841 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë, një pjesë e tyre janë sjellë në Kosovë dhe deri sot, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 18.000, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 15.600, ndërkaq janë refuzuar rreth 2.400.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se deri në orën 16:00 janë verifikuar rezultatet për 1.133 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1.084 vendvotime.

“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e mërkurë, janë verifikuar rezultatet për 1.133 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1.084 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,084, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Deri më tani, aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 9 komuna: Hani i Elezit, Junik, Mamushë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë. Kësaj liste pritet t’i shtohen edhe disa komuna tjera deri në përfundim të ditës së sotme. Komunat, në të cilat ka përfunduar procesi, kanë dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se ka filluar skanimi i listës së votuesve nga vendvotimet e rregullta nga disa prej komunave që tashmë kanë përfunduar punën QKN dhe që kanë dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Skanimi i listës së votuesve që është përdorur në vendvotime është i domosdoshëm para se të fillohet me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse i ndihmon KQZ-së të sigurohet se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht. Numri i zarfeve me fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në 54 vendvotime në 38 komuna është 2.119, ndërkaq, në programin e votimit përmes ekipeve mobile, numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta ishte 3.467”, tha Elezi.

Ndërsa për aktivitetet nga votimi jashtë Kosovës dhe fillimi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, zëdhënësi i KQZ-së tha se të martën është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe Kuvende Komunale.

“Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr 33.841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë. Aktualisht, KQZ-ja ka filluar me vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës, të cilat janë sjellë në Kosovë, deri më tani. Deri të mërkurën në orën 16:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 18.000, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 15.600, ndërkaq janë refuzuar rreth 2.400. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 2.358 pako, është sepse mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, ka thënë Elezi.

KQZ ka bërë të ditur se në fund të procesit të vlerësimit, do të publikojnë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ndryshe, sot po vazhdon dita e tretë e aktiviteteve Qendrat Komunale të Numërimit, ku përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale, po bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet e partive politike në zgjedhjet e 12 tetorit, ku shumica e komunave do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz