back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVotat që iu shtuan partive politike pas numërimit të afro 20 mijë...

Votat që iu shtuan partive politike pas numërimit të afro 20 mijë vota me kusht dhe atyre nga diaspora

Të ngjajshme

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ku nuk përfshiheshin votat me postë dhe ato me kusht, VV kishte 203 mijë e 52 vota, ndërsa tani kjo parti grumbullon gjithsej 215 mijë e 955 vota, duke iu shtuar edhe 5 mijë e 873 vota nga numërimi i deritanishëm i votave me kusht si dhe duke iu shtuar edhe 7 mijë e 30 vota nga votimi me postë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu ka pësuar ndryshim rezultati. Nga 197 mijë e 702 vota sa kishte kjo parti, tashmë LDK ka 203 mijë e 828 vota, kështu duke iu shtuar votat me kusht ku për LDK-në ishin 3 mijë e 968 si dhe ato më postë ku për këtë parti votuan 2 mijë e 158 qytetarë, shkruan Telegrafi.

Partia Demokratike e Kosovës po ashtu ka pasur rritje të përqindjes, pas numërimit të votave me postë dhe votave me kusht, nga 169 mijë e 211 sa kishte kjo parti, tashmë PDK grumbullon gjithsej 175 mijë e 438 vota, duke futur në llogaritje edhe 4 mijë e 88 vota të cilat i shtohen kësaj partie pas numërimit të votave me kusht si dhe 2 mijë e 139 nga votimi me postë.

Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit kishte marrë 92 mijë 149 sipas rezultateve preliminare, ndërsa tani ky koalicion ka 95 mijë e 480 vota, duke iu shtuar 2 mijë e 776 vota nga numërimi i votave me kusht, si dhe 555 vota nga votimi me postë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz