back to top
Monday, October 13, 2025
BallinaLajmeVotat e asamblistëve: KQZ njofton se pas tri komunave, numërimi vazhdon edhe...

Votat e asamblistëve: KQZ njofton se pas tri komunave, numërimi vazhdon edhe në 35 të tjera

Të ngjajshme

Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!

Janë zbuluar emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e...

Ky është formacioni zyrtar i Kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Suedisë

Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen kundër Suedisë. Janë...

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar sërish për...

Rama ndan pamje nga vizita e Von der Leyen në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen sot...

Probleme me kamerat, Ferizaj ende nuk nis numërimin për kuvendet komunale

Në komunën e Ferizajt ende s’ka filluar numërimi për...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se mbrëmë në 2 mijë e 571 vendvotime të regullta është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Sipas Elezit, pas përfundimit të numërimit dhe procedurave të tjera, materialet zgjedhore nga 948 Qendra të Votimit janë tërhequr dhe dërguar në 38 Qendra Komunale të Numërimit.

“Pra, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë.  Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit”, u shpreh ai.

Në lidhje me numërimin e votave të asamblistëve, ai njoftoi se pas tri komunave, numërimi vazhdon edhe në 35 të tjera.

“Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”.

“Ju njoftojmë se ky proces, në orën 12:00 ka filluar në tri komuna dhe në orën 16:00 në 35 të tjera. Në 38 Qendra Komunale të Numrimit do të punohet në dy orare, ndërkaq KQZ ka emëruar më shumë se 520 ekipe të numërimit me mbi 2 mijë anëtarë”.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.  Përveç organizimit të votimit në 2,571 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar votimin me kusht në 54 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për 3,467 votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës për 43,933 shtetasit e Kosovës”, u shpreh tutje ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz