back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeVonesat nga Kushtetuesja, Kryeziu: Duket se ka dakordim në heshtje për të...

Vonesat nga Kushtetuesja, Kryeziu: Duket se ka dakordim në heshtje për të mbajtur dy palë zgjedhje

Të ngjajshme

Përmes fotografive: Kur presidentët amerikanë u takuan me udhëheqësit rusë

Udhëheqësit amerikanë dhe rusë janë takuar shumë herë gjatë...

Deputeti ukrainas: Nuk kemi pritshmëri të larta për bisedimet Trump-Putin

Oleksandr Merezhko, deputet ukrainas dhe kryetar i komitetit parlamentar...

Nëna e vajzës e cila u rrah brutalisht në Gjilan: Nuk kam pasur shpirt me shiku videon

Videoja e disa vajzave teksa rrahin brutalisht një tjetër...

Pavarësisht shpalljes së aktgjykimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese më 8 gusht, publikimi i plotë i vendimit në Gazetën Zyrtare ende nuk është bërë, çka po vonon thirrjen e mbledhjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar situatën e krijuar, ku ka thënë se vonesat e Gjykatës Kushtetuese, duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date dhe që vendi të mbajë dy palë zgjedhje.

“Qoftë me kalkulime politike, qoftë si produkt i procedurave, masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese po duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë, me 12 tetor. Ose, një skenar tjetër, i diskutuar nga disa parti, është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare mes raundit të parë dhe balotazhit të zgjedhjeve për kryetarë komunash”, ka thënë Kryeziu.

Tutje, ai ka shkruar se mbetet të shihet se kujt i shkon përshtati ky dakordim i heshtur, mbetet të shihet në vazhdim.

“Kujt i shkon përshtati ky dakordim i heshtur dhe çfarë do të prodhojë për vendin mbajtja e dy palë zgjedhjeve – qendrore dhe lokale, do ta shohim. Ajo që dihet, ende nuk ka marrëveshje politike e as që duket se do të ketë. Situata aktuale më shumë po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme”, ka pohuar ai në reagimin në Facebook.

Ndryshe, njoftimin mbi aktgjykimin, Kushtetuesja e publikoi më 8 gusht, përmes së cilit urdhëroi deputetët që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh.

“Sipas njoftimit aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit, menjëherë pas publikimit të plotë ai duhet që të pranohet nga të gjitha palët apo subjektet politike dhe të shërbejë si bazë për konstitutim të menjëhershëm të Kuvendit duke e rikthyer normalitetin institucional e po ashtu duke respektuar edhe rendin kushtetues. Gjykata ka urdhëruar që brenda 30 ditëve të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit e po ashtu kjo duke respektuar praktikat e mëhershme përmes votimit të hapur siç kanë qenë edhe më herët”, shprehet ai.

Kushtetuesja tha se kryekuvendari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se ai mund të votohet vetëm deri në tri herë.

Ky vendim i Kushtetueses është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje – parti që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërkaq është mirëpritur nga partitë që deri më tash ishin në opozitë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz