back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeVogëlushja nga Skenderaj iu nënshtrua operacionit të parë në Turqi

Vogëlushja nga Skenderaj iu nënshtrua operacionit të parë në Turqi

Të ngjajshme

Willian befason me klubin e ri

Dikur fitoi dy tituj të Premierligës dhe Europa Leaguen...

Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një...

“E kam pasur emrin më gjatë se ai” – Mark Zuckerberg padit Mark Zuckerbergun

Një avokat i quajtur Mark Zuckerberg po padit platformën...

Rama: Ritme të mira pune në Elbasan – Papër

Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme...

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, u ndalua në Morinë,...

Sot paradite në Stamboll të Turqisë u realizua operacioni i parë i vogëlushes Hata Lahi në qendrën kryesore klinike të kirurgjisë plastike.

Pas operacioni ka dhënë deklaratë doktori Ethem Güneren, i cili është profesor doktor i kirurgjisë plastike.

“Sot ne mëngjes ka përfunduar faza e parë e operacionit dhe gjatë operimit kemi zbuluar qime ‘konjentiale’ si dhe hematome të mëdha. Fatmirësisht nuk kemi zbuluar ndonjë tumor kancerogjen por vetëm tumore beninje dhe urojmë në të ardhmen të mos ketë.”, tha Güneren

Doktori Güneren gjithashtu tregoj në pika të shkurtë procesin e operacionit të parë. “Kemi shkëputur një copë prej hematomeve për diagnozë më të saktë për të caktuar se për çfarë patologjie bëhet fjalë gjithashtu kemi marë pjesë nga qimet nevus për ti dërguar në labortator për shumimin e qelizave të reja si dhe një copë nga lëkura ndërsjetullës që më pas po ashtu në laborator të krijojmë e shumojmë lëkurë të re që do na nevojitet për finalizim.”, shtoi ai.

Pas këtij intervenimi të parë vogëlushja do të ketë edhe disa operacione tjera do bëhet rrafshimi i shpinës më pas largimi i qimeve si dhe në fund vendoset lëkura e re e cila është prodhuar e rigjeneruar nga qelizat e lëkurës nga ndërsjetulla.

Doktori më tej shtoi se kanë planifikuar që të jenë 7 operacione disa më të vogla e disa më të rënda por si duket do ketë deri 9 dhe procesi do zgjatë deri në 2 vite. “Kemi filluar me sukses dhe për fillim mirë ka shumuar procesi urojmë që me sukses të vazhdojë i tërë procesi”, tha për fund doktori Ethem Güneren.

Këngëtarja Big Mama iu ka ofruar ndihmë rreth qëndrimit në Stamboll. Prindërit treguan për 21 Media se janë shumë falëndërues ndaj këngëtares Big Mama e cila ka bërë organizimin në përgjithësi./21Media

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz