Vogëlushët nga Drenasi nderojnë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin me simbolin e shqiponjës (Foto)
Një ditë pas përurimit të shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, vogëlush të Drenasit nderojnë me simbolin e shqiponjës, para shtatoreve të të pavdekshmeve!
Ndryshe, dje në Drenas u tha se fryma, angazhimi dhe mesazhet unifikuese dhe mobilizuese të Xhevës dhe Fehmiut për Ushtrinë Çlirimtare është e pa krahasueshme. Rënia e tyre ishte mesazhi më i mirë i një luftë sublime se lufta do vazhdonte deri në çlirimin e vendit.
Presidenti Hashim Thaçi u shpreh është një ditë e veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptar.
“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci ishin dhe do të mbeten në përjetësi si emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fryma, angazhimi dhe mesazhet unifikuese dhe mobilizuese të Xhevës dhe Fehmiut për Ushtrinë Çlirimtare është e pa krahasueshme. Rënia e tyre ishte mesazhi më i mirë i një luftë sublime se lufta do vazhdonte deri në çlirimin e vendit”, tha ai.
“Kontributi dhe lufta e Xhevës dhe Fehmiut nuk ishte vetëm për pavarësinë e lirinë e Kosovës. Kjo është e pamjaftueshme për ta. Ne duhet të integrohemi në NATO, BE, kështu që tani institucionet janë në rrugë të mbarë dhe në koordinim me SHBA që në muajt e ardhshëm të fillojmë themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kam përkrahur dhe mbështes fuqishëm kërkesën e institucioneve të Luginës së Preshevës për bashkimin me territorin e Kosovës. Në asnjë rrethanë nuk do lejojmë ndonjë ndarje të territorit të shtetit, assesi ndërtimin e ndonjë republika serbe”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se populli i Kosovës është populli më rrugën më të gjatë të lirisë.
Lexo edheOsman Musliu ‘selam’ Don Lushit
“Në Drenasin e lirë janë kthyer në përjetësi luftëtarët e kombit që kushdo që ka pas nderin përulen dhe respekt para kësaj vepre kaq të qëlluar”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovcin nuk kanë vdekur, por kanë mbetur të gjallë përjetësisht me kontributin e dhënë për lirinë që ne gëzojmë sot.
“Fehmiu dhe Xheva nuk kanë lënë fëmijë, por për fëmijët e Kosovës e kanë lënë një trashëgimi të çmuar që është liria, shteti ynë, dhe për të do të punojmë çdo ditë që askush të mos ta cenojë dhe t’i ofrojmë zhvillim dhe perspektivë për qytetarët”, tha ai.
Presidenti Thaçi ka ndarë medaljen presidenciale për kontributin e dhënë për liri për babin e ndjerë të heroinës, Xhevë Krasniqi Lladrovci, Abdyl Krasniqi dhe për babin e Fehmi Lladrovcit, Muhametin.
Ndryshe, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, kanë rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun serb, më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.















