back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëVodhi radio në një veturë, arrestohet 19 vjeçari nga Mitrovica

Vodhi radio në një veturë, arrestohet 19 vjeçari nga Mitrovica

Të ngjajshme

Policia në Mitrovicë ka arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.

“Arrestimi i të dyshuarit K. H., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘ vjedhje’ që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një aparat i radios së veturës”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz