Sot, në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut, është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në një kioskë në rrugën “Kral Petri”, ku persona të panjohur kishin hyrë me forcë në objekt dhe kishin vjedhur boksa me cigare dhe një shumë parash të gatshme.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro.
Pas një pune të shpejtë operative dhe hetimore nga njësitë përkatëse policore, është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohen dhe arrestohen dy persona të dyshuar: E.H., 44 vjeç, mashkull, dhe S.M., 39 vjeç, femër.
“Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Vjedhje e rëndë”” thuhet në njoftimin e policisë.