Vodhën në një shtëpi në Vushtrri, policia arreston katër persona
BILLI·
Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhjeje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur gjësende të ndryshme me një vlerë të konsiderueshme.
Veprimet e ndërmarra hetimore kanë rezultuar që të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë.
“Personat e dyshuar të arrestuar janë:
A. M. 23 vjeç,
A. A. 20 vjeç,
S. I. 21 vjeç,

Lexo edheKomuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i
Sh. S 34 vjeç, tha policia, transmeton Gazeta Express.
“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar gjësende të ndryshme të cilat do të procedohen si dëshmi..
Ndërsa pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”, tha policia.














