BallinaLajmeVlora Çitaku i thotë gazetarit Judah se postoi plot spekulime

Vlora Çitaku i thotë gazetarit Judah se postoi plot spekulime

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Gazetari britanik, Tim Judah, njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, ka dhënë një version, pse, sipas tij, SHBA-ja me anë të emisarit të saj special, Richard Grenell, dëshiron të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës e Serbisë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, i ka thënë gazetarit se postimi i tij në Twitter është spekulativ.

“Me gjithë respektin Tim, postimi juaj është plot spekulime. Nuk e di kush është burimi juaj, por mund të ju them se është burim i paqëndrueshëm”, i ka replikuar Çitaku, transmeton Gazeta Express.

Korrespondentit të “The Economist” i është kundërpërgjigjur edhe vetë Grenelli.

“Gabim. Nuk po e dini për çfarë po flisni. Askush nuk po provon të lëvizë shpejt dhe nuk ka marrëveshje të madhe. Jeni duke i shpikur gjërat”, ka shkruar emisari special për dialogun Kosovë – Serbi”, i ka shkruar Grenell.

Judah në një nga arsyet pse, sipas tij, po nguten për marrëveshje është fundi i mandatit të presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, meqenëse SHBA-ja po punon intensivisht me Thaçin, kjo mund të ishte një masë mbrojtëse e tij nga Dhomat e Specializuara. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz