Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, përveç debateve në Këshill të Sigurimit, Dacicit po i kundërvihet edhe në rrjete sociale. E sidomos me një fotografi të publikuar së fundi, transmeton Gazeta Metro.
Ministri i Jashtëm serb, i është bashkuar një fushate kundër Kosovës, duke e shkruar në një kartëmonedhë 100 dollarëshe ‘Kosova është Serbi’.
E ndaj kësaj fushate të tij, në Kosovë është nxitur një kundër fushatë duke shkruar nëpër kartëmonedha të ndryshme ‘Kosova është Kosovë’, e ‘Kosova është e Bukur’.
E në mënyrë të mahnitshme i është kundërpërgjigjur ambasadorja Çitaku, e cila ka publikuar një fotografi të Kalasë së Artanës në Twitter.
“Nuk është Game of Thrones, Kjo është Kosova. Kosova është e bukur”, ka shkruar Çitaku.
“Përpjekje flagrante për të vjedhur, qytetin e mbretit Millutin”, shkruan ‘telegrafi’ serb.
Ndërkohë ndaj këtij postimi të nervozuar kanë reaguar edhe shumë serbë./gazetametro.net