VLEN: 600 punëtorë të rinj në mbrojtje të mjedisit

VLEN në një kumtesë për media thotë se për përballimin me sfidat që sjell sezoni veror dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, Qeveria përmes Planit Operativ për vitin 2025, do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj në komunat me nevojat më të mëdha.
Nga VLEN thonë se qëllimi i kësaj mase është të sigurojnë reagim të shpejtë dhe efikas, për të parandaluar përhapjen e zjarreve, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
“Zjarrfikësit janë heronjtë e vijës së parë në luftën kundër zjarreve, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar qytetarë, pasuri materiale dhe mjedisin tonë jetësor. Prandaj, përforcimi i kapaciteteve në këtë drejtim është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe respekt dhe përkrahje për punën e tyre heroike. Derisa opozita po “digjet” në krizë, kundërthënie dhe mungesë vizioni, ne po parandalojmë zjarret në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi në terren, me plane konkrete dhe veprime të matura, për ta bërë shtetin funksional dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

Lexo edheBerisha: AAK ka dhënë disa opsione për të dalë nga ngërçi politik, por çka me bë që s’po dojnë
“Në të njëjtën kohë, Plani Operativ për vitin 2025 parashikon edhe punësimin e 600 personave të papunë në kuadër të projekteve lokale që lidhen me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna. Kjo masë synon jo vetëm nxitjen e punësimit lokal, por edhe përfshirjen aktive të qytetarëve në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit të shëndetshëm”, thonë nga VLEN./Telegrafi/














