BallinaLajmeVjosa Osmani sot tregon vendimin për mbajtjen ose jo të seancës për...

Vjosa Osmani sot tregon vendimin për mbajtjen ose jo të seancës për rrëzimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Kryesia e Kuvendit ka pranuar vlerësimin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik lidhur me kushtet për mbajtjen e seancës, e në të cilën pritet të hidhet në votim mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për rrëzimin e qeverisë.

IKSHP-ja i ka rekomanduar Kuvendit që në çfarëdo situate të ndërmerren masat e domosdoshme në përputhje me kushtet e punës.

Më tutje, IKSHP-ja, sipas burimeve të KOHËS brenda Kuvendit, ka ofruar ndihmën e ekipeve të saj për mbështetje lidhur me aplikimin e kushteve të kërkuara e të cilat janë të domosdoshme sipas protokollit e udhëzimeve të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lidhur me rekomandimet e IKSHP-së, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pritet të dalë në një konferencë për media në ora 16, ku edhe do të bëjë të ditur vendimin e mbledhjes së Kryesisë për mbajtjen apo jo të seancës së iniciuar nga nënshkrimi i mbi 40 deputetëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz