BallinaLajmeVjosa Osmani: Sakrifica e familjes Jashari të jetë udhërrëfyes për brezat e...

Vjosa Osmani: Sakrifica e familjes Jashari të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se sakrifica e familjes Jashari të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

“Sot ishim së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me anëtarë të qeverisë dhe Kuvendit për të nderuar në këtë 12-vjetor të Pavarësisë së Kosovës sakrificën e familjes Jashari, të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari që u flijuan që ne ta gëzojmë lirinë dhe ta gëzojmë shtetin tonë”.

“Dhe pikërisht ky vend dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj sesi duhet vendi dhe duhet të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën jonë dhe brezat e ardhshëm”, ka thënë Osmani.

Osmani dhe Kurti do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.

Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz