Vjosa Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në LDK: Nga diplomacia në garën për Kuvendin e Kosovës
dp

Lexo edheIsh-deputeti në Shqipëri Kreshnik Çollaku i bashkohet LDK’së, Osmani: Ka kontribuar në mbështetjen amerikane për Kosovën

Përmes një postimi në Facebook, Osmani e vlerësoi Çollakun si figurë me përvojë në diplomaci, akademi dhe politikë, duke theksuar kontributin e tij ndër vite për çështjen e Kosovës dhe orientimin euro-atlantik të shqiptarëve.
“Në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, ai ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën”, ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se Çollaku, si ish-deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe pjesë e diplomacisë parlamentare, ka qenë zë aktiv në mbështetje të Kosovës në forume ndërkombëtare.
Osmani kujtoi edhe angazhimin e tij si një nga themeluesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 në Shqipëri, si dhe rolin që kishte si këshilltar i saj për politikë të jashtme gjatë mandatit presidencial.

Lexo edheIsh-deputeti në Shqipëri Kreshnik Çollaku i bashkohet LDK’së, Osmani: Ka kontribuar në mbështetjen amerikane për Kosovën
“Ne besojmë se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion”, shkroi Osmani, duke i uruar mirëseardhje Çollakut në këtë rrugëtim politik. /Lajmi.net/