Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçakun, i cili ka ndërruar jetë sot.
Osmani në shkrimin e saj, ka bashkëngjitur një poezi të Paçakut.
Në kujtim të kolegut tonë deputet, Kujtim Paçaku. Pushoftë në paqe shpirti i tij.
Si Bëhet Kënga Rome?
Kujtim Paçaku
Merre një grusht dhimbjeje
Shto ca pika loti!
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund
I shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e lë të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
Deri në agim…
Sar Ovla i Rromani Gili?
Le jekh muśtek dukh
Ćhor varesave asvja!
Thaj xàri phràxo tar o
Biagordime droma
Xàri sung tar e bistarde nilaja aj jevenda
K-o agor
Chivèsa thare sungorrǎ
Kamipnasqe
Thaj opral thovèsa xàca ćexrenǎ
Aj mukh te pekǒl,
Te pekǒl an-i jag e ogesqi
Ʒi kana te biangǒl o kham…