back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaZgjedhjetVjosa Osmani në Drenas: Me besimin tuaj janë pasuruar keqpërdoruesit dhe klanet...

Vjosa Osmani në Drenas: Me besimin tuaj janë pasuruar keqpërdoruesit dhe klanet e tyre

Të ngjajshme

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...
- Advertisement -

Gjatë një tubimi elektoral në Drenas, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, u bëri thirrje banorëve të Drenicës të mos i votojnë më ata që kanë keqpërdorur besimin e tyre për tu pasuruar për vete dhe klanet e tyre.

“Nuk do të lejojmë që tua marrin votën në Drenicë dhe në emër të Drenicës të keqqeverisin, të pasurojnë veten dhe klanet e tyre, ndërsa juve tua faturojnë fajin. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Nuk duhet të lejoni që ata të vijnë të marrim votat dhe t’ju stigmatizojmë juve me epitetet që asnjëherë nuk i meritoni. Me votat tuaja nuk do të pasurohet më asnjë keqpërdorues dhe as klanet e tyre. Me qeverisjen e LDK-së do ta pasurojmë shpirtin, besimin dhe krenarinë në shtetin tuaj, sepse ne nuk e keqpërdorim besimin tuaj”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Drenica zgjoi vëmendjen e gjithë botës për tmerret me gjenocidin që ushtroi okupatori serb.

“Prandaj kam ardhur që ta lidh besën me banorët e kësaj treve qëndrestare që t’ju zotohem se pas 6 tetorit, Drenica dhe drenicakët do të trajtohen si e meritojnë, e jo vetëm si hambar i votave siç ju kanë trajtuar deri më tani”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, tha në Drenas se Drenica është bastion i shqiptarisë dhe nuk është bastion i asnjë partie politike. “Bastion i luftës së burrave dhe grave të cilët nuk janë ndalur asnjëherë duke luftuar për të drejta dhe për liri. Ju i keni dalë gjithmonë krah Ibrahim Rugovës. Kur ai ka qenë i pambrojtur, Drenica e ka mbrojt Rugovën”, tha Haziri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz