back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani merr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”

Vjosa Osmani merr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”

Të ngjajshme

“Çdoherë para festave i gëzojmë më të moshuarit e fëmijët” – Kurti flet për ndarjen e 100 eurove

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët...

Vjosa Osmani merr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë...

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me...

Emërllahu firmos marrëveshjen me klubin ukrainas, FC Polissya

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende...
- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri.

Osmani tha se Krishtlindja është frymëzim që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. Ajo theksoi gjithashtu vëmendjen ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për kujdes, duke u bazuar në shembullin e Nënë Terezës.

- Advertisement -

Në fjalimin e saj, Presidentja foli edhe për rëndësinë e traditës dhe historisë së Kosovës, duke përmendur figura historike si Konstandini i Madh, Justiniani i Parë dhe shën Jeronimi ilir, si dhe martirët e parë katolikë të Kosovës, Florin dhe Laurin nga Ulpiana.

“Historia jonë dhe përkushtimi ndaj njerëzimit na frymëzojnë të ruajmë dhe të forcojmë lidhjet shpirtërore, kulturore dhe diplomatike,” tha Osmani, duke shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërfetar.

Presidentja përfundoi me një mesazh shprese dhe dashurie për qytetarët: “Le t’i hapim zemrat dhe shtëpitë tona për mirësi, përkujdesje dhe solidaritet. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit të ri plot bekime për të gjithë.” /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz