back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani mbështet protestën ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ka qenë e...

Vjosa Osmani mbështet protestën ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ka qenë e drejtë, Serbia ka qenë agresori i vetëm

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka thënë se e mbështet protestën për padrejtësitë në gjykimin në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se e ka mbështetur secilën protestë që thirret për drejtësi, pasi siç thotë ajo, shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes së drejtës së njeriut.

“Kosova dhe krerët në Hagë pikërisht që kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, janë bërë pesë vite pa asnjë dyshim në drejtësi ndërkombëtarë. Ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë që parimet më të larta të mbrojtës të drejtave të njeriut të respektohen, i jap të drejtë qytetarëve tanë dhe I mbështes sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, për ta mbrojtur popullin dhe për ta çliruar Kosovën nga okupimi. E para e vendit ka shtuar se kjo luftë ka pasur fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm që vriteshin dhe masakroheshin nga ushtria serbe.

“Për këdo që ka parë luftën dihet e qartë ka qenë vetëm një agresor ajo ka qenë Serbia dhe ka qenë vetëm një viktimë ajo ka qenë Kosova. UÇK ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, dhe drejtësinë e kësaj luftë do ta mbrojmë deri në fund”, ka deklaruar e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz