HomeVjosa Osmani, kundër Isa Mustafës

Vjosa Osmani, kundër Isa Mustafës

Të ngjajshme

Mbappé hyn në histori: 22 gola në 22 ndeshje në Botëror, e kalon Messin dhe thyen rekorde

Kylian Mbappé vazhdon ta shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi...

Bie Facebook, nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Sot Facebook ka pësuar një ndërprerje të papritur të...

Melinda ‘djeg’ rrjetin me postimin e fundit, kaq ‘hot’ po duket në këtë veshje

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të pëlqyera...

​74 aksidente në vetëm 24 orë, Policia apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve...
Zgjedhjet në LDK nisin me përplasje. Mbetet të shihet se si Isa Mustafa do t’i përballojë kundërshtarët, por ja se çfarë thonë analistët dhe zyrtarë të LDK-së.
Zgjedhjet në LDK po hyjnë në një fazë që do të zgjojë kureshtjen jo vetëm të partisë, por edhe të gjithë opinionit. Zgjedhjet në LDK, që nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, e kanë tërhequr vëmendjen e opinionit, por edhe jo rrallë, ka pasur tentativa të manipulimit nga jashtë, kryesisht nga PDK-ja dhe AAK-ja, me qëllim të dobësimit të kësaj partie, për ta mundur më lehtë në zgjedhje, shkruan gazeta Bota Sot.
Tash që LDK-ja e ka kryeministrin e saj, plasaritjet janë evidente. Madje hapur nga një grup i vogël po sfidohet koalicioni duke e kërcënuar me mosvotim të Hashim Thaçit për president të vendit, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje me rrëzimin eventual të qeverisë.
Në fakt, votimi apo jo i Hashim Thaçit për president duket se do të mund të kthehet në platformën e fushatës së kandidatëve për kryetar të LDK-së.
Aktualisht hapur është shprehur për kandidate Vjosa Osmani, aktualisht kritikja më e madhe e Isa Mustafës. Mundësinë për kandidim e kanë shprehur, nëse ka përkrahje, edhe deputeti i respektuar Anton Quni. Emra të tjerë nuk janë shprehur qartë për garë, madje edhe Isa Mustafa po heshtë.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz