Vjosa Osmani e then heshtjen, flet për listën dhe numrin 81 (Video)

Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë e bindur dhe e informuar drejtë nga Avdullah Hoti dhe zyrtarë të tjerë të partisë, lidhur me futjen e saj në listë për deputete nga LDK.
“Pa u përpilua lista, s’kam mundur të flas me siguri të plotë, se pse politika kosovare nganjëherë është e paparashikueshme”, ka thënë Osmani.
Sa i përket numrit të saj në listë, Osmani thotë se është e parëndësishme kjo gjë.
“Numri 81 nuk ka rëndësi, sepse qytetarët janë ata që tregojnë vlerësimin për secilin kandidat”, është shprehur Osmani në Rrokum Roll.

Lexo edheKQZ çertifikoi partitë dhe listat e kandidatëve
Ajo thotë se nuk brengoset për renditje të tilla, por shpreson që e ka përçuar zërin e qytetarëve gjatë mandatit të kaluar.
Më tej, Osmani thotë se, qytetarët e Kosovës e kanë në dorë të vlerësojnë gjeneratën e re dhe të mesme në LDK.
“Qytetarët munden të tregojnë se çka saktësisht duan prej LDK-së”, thotë ajo














