back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeVjosa i thotë jo Ramush Haradinajt për President

Vjosa i thotë jo Ramush Haradinajt për President

Të ngjajshme

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Edhe gjysmë ore nis protesta në Hagë, T7 sjell fotografi prej atje

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

Përkrahje të fuqishme sot protestës në Hagë, i ka...

Kandidatura e shpallur nga kryesia e AAK-s për Ramush Haradinajn President merr vlerësim negativ nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Në “Indeks-Intervist” me gazetarin Kreshnik Berisha që do ta transmetohet të dielën Osmani ka thënë se partitë në pushtet mos të mendojnë për postin e Presidentit sepse sipas saj, ky koalicion nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

“Koalicioni i tanishëm qeverisës, që është LDK, AAK, NISMA, po flitet që mund të jetë dhe PDK-ja ndërkohë, të gjitha këto parti, nuk do duhej të synonin të zgjedhnin Presidentin, sepse është një koalicion që nuk përfaqëson vullnetin qytetar” – ka thënë Osmani.

Koalicioni qeverisës sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani nuk përfaqëson asgjë, është i deformuar dhe me vullnet të vjedhur.

“Pra, është një vullnet i vjedhur, i deformuar dhe rrjedhimisht nuk do duhej që ky vullnet i vjedhur i deformuar tani ta uzurpoj edhe karrigen e Presidentit sepse është vazhdimësi e një politike që në epiqendër ka mashtrimin. Rrjedhimisht, këdo që e qet kandidat një koalicion i tillë, që ka ardhur aty me vullnet të vjedhur, natyrisht që nuk përfaqëson asgjë, dhe vetëm është vazhdimësi e interesave të ngushta” – ka deklaruar Osmani.

Ditë më parë AAK kishte kandiduar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për postin e Presidentit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz