BallinaLajmeVjollca Braho: Arta Dade votoi kundër rezolutës për çështjen çame

Vjollca Braho: Arta Dade votoi kundër rezolutës për çështjen çame

Të ngjajshme

Interesante! Tifozët e Bayernit shfaqen padashje një baner fyes ndaj klubit…

Një incident ka ndodhur gjatë festimeve të titullit të...

Gruaja e portierit të PSG-së reagon, pasi aktorja e filmave për të rritur i bëri ofertë atij

Gruaja e portierit të Paris Saint-Germainit, Matvey Safonovit, ka...

Dëshpërohet Vesa: Këtë vit ka qenë Eurovisioni më i dobët që kam ndjekur

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë...

Zonja Dade nuk do ta arrijë dot presidencën duke sulmuar PDIU-në sepse ashtu e kanë urdhëruar ata që e kanë frikë rritjen e saj”

Kryetarja e forumit të Grave të PDIU-së, Vjollca Braho, ka komentuar deklarata e deputetes socialiste Arta Dade, kundër aleancës së PS-së me PDIU-në.  Përmes një mesazhi në facebook, Braho i kujton zonjës Dade se duhet të kërkojë ndjesë për faktin se si ish-ministre e Jashtme dhe kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, nuk ka thënë asnjë fjalë për zgjidhejn e çështjes çame por ka votuar kundër rezolutës në parlament për këtë çështje. “Zonja Dade mund të kërkonte ndjesë që si ish ministre e Jashtme dhe si Kryetare aktuale e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, jo vetëm që nuk ka folur asnjë fjalë për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe ka votuar kundër Rezolutës Çame.

Por fatkeqësisht nuk e ka bërë! Dhe sot rishfaqet në skenë si kundërshtarja më e ashpër e atyre 300 mijë çamëve që falë punës dhe përpjekjës së PDIU-së kanë rifituar shpresën për marrë dinjitetin që iu është nëpërkëmbur nga politikanë si znj. Dade. Të qenit President i Republikës është kulmi i karrierës së një politikani, por Znj. Arta Dade nuk do ta arrijë dot duke sulmuar PDIU-në sepse ashtu e kanë urdhëruar ata që e kanë frikë rritjen e saj. PDIU është një parti që nuk ka frikë nga sfidat sepse mbështet një kauzë të drejtë dhe këtë e kanë treguar votat që ka marrë në të gjithë Shqipërinë. Këtë do e faktojë edhe njëherë në zgjedhjet parlamentare të muajit qershor ku do të dyfishojë rezultatin e saj. Për të mirën e shqiptarëve dhe të zezën e atyre që janë mësuar ta marrin pushtetin vetëm për ta vjelë!”, tha Braho.

Një tjetër përfaqësues nga PDIU, Ermal Telha, i cili i kujton zonjës Dade se ka munguar me reagimet e saj për shqiptarët e dënuar në Greqi, vetëm se bënë me duar simbolin e  shqiponjës. Telha i jep edhe një përgjigje për “shqetësimet” e Dades për rritjen e PDIU-së.  “Të harrosh elektoratin dhe të kërkosh Kreun e shtetit nëpërmjet anatemimit të aletatëve, është një ekuacion që vetëm një politikan karriere si Arta Dade (e cila bie dakord që politika shqiptare në 26 vite ka dështuar t’ju japë shqiptarëve atë që meritojnë) mund ta zgjidhë!

Faleminderit shumë që flet, falë teje shqiptarët e kuptojnë më së miri politikën e se shkuarës dhe politikën që do zgjedhin për të ardhmen!  Për PDIU-në mos u shqetëso, rritja e saj nuk mbështetet as në ëndrra presidenciale dhe as në tentativa ngjitjeje marrëdhëniesh të thyera”, shkruan Telha. /27.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz