BallinaLajmeVjen reagimi i LDK-së, pas fotografisë së Vjosa Osmanit me Albin Kurtin

Vjen reagimi i LDK-së, pas fotografisë së Vjosa Osmanit me Albin Kurtin

Të ngjajshme

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani para pak minutave janë regjistruar së bashku si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ajo çfarë bie në sy është se të dy kandidatët për kryeminstër, janë regjistruar në të njejtën kohë. Mirëpo deputeti i zgjedhur i LDK-së Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se takimi ka qenë rastësi.

Avdyli, ka thënë se para pak minutave kam biseduar me Vjosa Osmanin e cila i ka treguar se ftesa për t’u regjistruar në Kuvend e ka pasur në orën 10:00, dhe se takimi me Kurtin ka qenë rastësi.

“Unë du me sqaru këtë punë se Vjosa nuk ka shku së bashku me Albin Kurtin. Vjosën e ka thirr Kuvendi në ora 10:00 me ardh mu regjistru, edhe të njëtjën kohë 10 e 30 e kanë thirr edhe Albin Kurtin, kjo ka qenë rasësi. Vjosa nuk ka pas dijeni se kur Albin Kurti regjistrohet. Kjo është rastësi dhe nuk ka të bëjë kurgjo më të orkestrune, ajo i’u ka përgjigjur kohës kur Kuvendi ia ka dërgu mesazhin sepse Vjosa nuk ka qenë kur jemi regjsitru dhe ata ja kanë caktu një kohë në ora 10, e në ora 10 e 30 si duket ka qenë edhe Albin Kurti. Vjosa nuk ka thirr mediat edhe domethanë e ka kry obligimin e vet si çdo deputet. Këtë e kam të konfirmuar nga Vjosa Osmani më të cilën sap o kam pasur një takim para 10 minutash”, ka thënë Avdyli për Insajderi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz