back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit: Po dezinformohet opinioni publik, nuk...

Vjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit: Po dezinformohet opinioni publik, nuk ka pasur asnjëherë shkëputje të kontratës me Wiliam Walker

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ud, së Presidenti, Vjosa Osmani, ka reagur pas lajmit ku raportohet si i ka ndërprerë kontratë e lobimit ambasadorit William Walker, shkruan Gazeta Blic.

Osmani i ka cilësuar dezinformata lajme të tilla dhe ka bërë të ditur se nuk e ka shkëpur kontratën por se e njëjta skadon këtë muaj e paraparë sipas afateve ligjore.

Tutje Osmani ka theksuar se nuk ka patur kontratë me zotin Willima Wolker por ka patur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu e cila mbanë emrin Fondacioni Walker.

Ajo tutje ka cekur se Presidenca ka shprehur gadishmërinë për të mbetur në kontakt me z.Salihu por thotë se i njëjti nuk i është përgjigjur gadishmërisë së tyre.

Postimi i plotë:

E pabesueshme se deri në cfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. William Walker”. E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu e cila mbanë emrin Fondacioni Walker. Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker.

Në njoftimin zyrtar, dërguar këtij fondacioni, me datë 1 dhjetor, Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me z. Walker personalisht dhe citoj: “PËR TË PARË MUNDËSINË E BASHKËPUNIMIT EDHE MË KONKRET DHE MË TË AFËRT”. Z.Salihu, asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri tonën.

Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për përiudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara. ASNJË RAPORT NUK ËSHTË DORËZUAR dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në vecanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu sic parashihet në nenin 6 të kontratës por asgjë nuk është dërguar deri më tani.

Cdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe sic kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq cdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin.

Të gjitha mediat që kanë shpifur, do të paditen.

Të Fundit

Sport

ShowBiz