BallinaLajmeVjen në Kosovë testi që tregon për 10 minuta nëse keni koronavirus

Vjen në Kosovë testi që tregon për 10 minuta nëse keni koronavirus

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Kompania Spring në Zvicër ka krijuar një pajisje që teston dhe tregon brenda 10 minutave për rezultatin e koronavirusit.

Nga kjo kompani, Agron Selimi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se funksionon dhe kur pritet të vijë në Kosovë.

‘’Ne përfaqësojmë kompaninë Spring nga Zvicra që është kompani që merret me hulumtimin e këtre gjërave teknologjike. Kjo është një kompani zvicerane që ka partneritet me organizata shtetërore dhe Testi bohet njëjtë sikur ceshtja e diabetit. E merr gjakun dhe e qet në një vend. Është edhe një pjesë tjetër e likidit dhe e testojmë’’, ka treguar ai.

‘’Është në testim dhe deri tani janë shitur 30 milionë copë. E ka certifikatën e komunitetit Europian dhe i ka të gjitha certifikatat.’’

‘’Ministria e Shëndetësisë është në bisdime drejtpërdrejt me kompaninë. Mendoj se do ta sjellim në javën e ardhshme dhe është e mirë për cdo qytetar. Është e mundshme të bëhet cdo natë. Është optimale për policinë dhe ushtrinë që nuk mund të bëjnë teste dhe të presin rezultate.’’, shtoi Selimi.

Ai tregon edhe sa pajisje pritet të vijnë pas marrëveshjes dhe cmimin e tyre.

‘’20 mijë copë do të sjellim në fillim të javës së ardhshme. Nëse nuk qesin taksë në këtë produkt i obligojmë edhe farmacitë që të mos kalojë 10 euro. 98% është saktësia e mjetit’’, thotë Selimi./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz