back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaVjen loja e re ‘King of Thieves’

Vjen loja e re ‘King of Thieves’

Të ngjajshme

Deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Bazuar...

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Thomas Partey rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me skuadrën e njohur

Mesfushori ganez, Thomas Partey duket se ka gjetur klubin...
Së fundmi në dyqanin virtual të Apple është shtuar një lojë e re tepër interesante e quajtur ‘King of Thieves’. Kjo lojë është ndërtuar nga ZeptoLab që prodhuan lojen e famshme ‘Cut the Rope’. King of Thieves është përpjekja e parë e këtyre zhvilluesve për të tërhequr një audiencë të re lojtarësh. Kjo lojë nuk është shumë e përshtatshme për tu luajtur në kompjuter e as nga fëmijët. Për ata lojtarë që janë simpatizues të Clash of Clans dhe Trivia Crack kjo është një alternativë perfekte.
Në King of Thieves, misioni juaj është të bëheni hajduti më i pasur në botë duke mbledhur sa më shumë ar e flori. Nëqoftëse ju arrini në një nivel të caktuar loje ju mund të prodhoni vet arin tuaj dhe të rrisni shanset e zbulimit të thesareve të reja. Në këtë lojë ka 3 objekte që ju bëjnë të pasur: gems ose gurët e çmuar, të cilët ju mund ti vidhni dhe nga lojtarët e tjerë, floriri që prodhohet nga makineria juaj i cili përdoret për mbrojtje dhe ekzistojnë dhe ‘blu orbs’ që janë objektet më me vlerë. Blu orbs ju ndihmojnë për të shtuar fuqinë dhe për të ndryshuar pamjen e karakterit tuaj, raporton Game World Albanian.
King of Thieves mund të shkarkohet dhe luhet falas por ju mund të blini blu orbs kundrejt një pagese të caktuar. Kjo lojë është e ndërtuar në 80 nivele të vështirësisë së ndryshme. Por magjinë e vërtetë mund ta përjetoni vetëm duke luajtur lojën online. Ajo është dizenjuar për të qënë e vështirë por jo e pamundur dhe realisht ka potencialin për tu kthyer në lojën Hit të App Store.
- Advertisement -

Të Fundit