back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeVjehrra shqiptare tregon se si e priti nusen e djalit nga Japonia...

Vjehrra shqiptare tregon se si e priti nusen e djalit nga Japonia dhe jetesën në Shqipëri

Të ngjajshme

“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney nuk kursen Bian

Toney, është rikthyer brenda shtëpisë më të madhe në...

Hoxhaj: Mafia energjetike e VV-së po i bën qytetarët të paguajnë dy herë rrymën

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Këngëtarja rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...
- Advertisement -

Historitë e shqiptarëve që jetojnë në perëndim dhe janë martuar me vajza të huaja por vajza të martuara me shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri, janë raste jo shumë të shpeshta.

- Advertisement -

Shpesh herë kemi parë vajza dhe djem nga Evropa që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, madje edhe nga Kina, por shumë nga rrallë nga Japonia.

Këtë të mërkurë u njohëm më historinë e Yoshiko Shehu, vajza nga Japonia që zgjodhi të jetojë në Shqipëri me bashkëshortin e saj shqiptar.

Krahas Yoshikos, ishte e ftuar edhe vjehrra e saj, Violeta Gjalpi nga Gjirokastra.

Në një bisedë për Top Chanel, Violeta ka treguar se si e priti faktin që do të priste në shtëpi një nuse japoneze.

“Ata u njohën në Federatë. Djali ka qenë në Kore nja 3 muaj dhe atje u njohën bashkë. Vjen në Shqipëri dhe më thotë: ‘Mami kam njohur një vajzë!’ U gëzova! E pyeta se cila ishte vajza dhe më tha: ‘E kam gjetur japoneze! ”, tregon Violeta.

“Aty u shtanga! Nuk u mërzita! Përkundrazi. Thjesht nuk e prisja! Tanimë nuk kam asnjë problem me nusen. Merremi vesh shumë mirë. Edhe me krushkën e krushkun jemi shumë mirë. I kam vizituar se kam qenë në Japoni 15 ditë dhe më kanë pritur mjaft mirë!”, ka përfunduar zonja Violeta. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz