back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeVjedhje e rëndë në Malishevë/ Hajnat marrin para, ari dhe një pistoletë

Vjedhje e rëndë në Malishevë/ Hajnat marrin para, ari dhe një pistoletë

Të ngjajshme

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Malishevë, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.02.2026, në rrugën “Adem Jashari”, në intervalin kohor 17:10-20:30.

Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, prej nga kanë vjedhur para të gatshme, një sasi ari dhe një pistoletë.

Në vendngjarje është gjetur një pushkë gjuetie me 22 copë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në zhvillim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz