BallinaLajmeVizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie dhe me...

Vizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie dhe me orare ‘sekrete’

Të ngjajshme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke.

Në axhendën e vizitës së tij janë energjia dhe korridori vertikal për transportin e LNG-së amerikane. Vizita e Zelenskyt zhvillohet pas rreth dy vitesh, pas asaj në gusht 2023.

Oraret e takimeve të presidentit ukrainas në Athinë nuk janë njoftuar për arsye sigurie, siç ndodh me çdo udhëtim të Zelenskyt, shkruajnë mediat fqinje.

Raportohet se Zelensky do të takohet me radhë me Presidentin Konstantinos Tasoulas, pastaj me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e tij do të përfundojnë me Kryetarin e Parlamentit Nikitas Kaklamanis.

Energjia është tema më e nxehtë e diskutimit në këto takime, megjithëse Volodymyr Zelensky do të ngrejë edhe çështje të mbrojtjes, një çështje në të cilën Greqia e ka bërë të qartë se nuk mund të ndihmojë, shkruan tch.

“Po lidhim një marrëveshje me Greqinë, në sektorin e energjisë, për të maksimizuar mundësitë për furnizimin me gaz natyror të Ukrainës, si për këtë dimër ashtu edhe në planin strategjik, në planin afatgjatë. Marrëveshjet me vende të ndryshme evropiane, nga Norvegjia në Greqi, do të sigurojnë garanci për furnizimin me gaz natyror të vendit tonë. I falënderoj të gjithë partnerët që po ndihmojnë”, tha ai Zelensky më herët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz