back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVizita e dytë në QKUK: Haradinaj i pranon defektet në shëndetësi, nuk...

Vizita e dytë në QKUK: Haradinaj i pranon defektet në shëndetësi, nuk përmend vdekjet e dyshimta

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka bërë vizitën e dytë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që prej marrjes së mandatit të kreut të Qeverisë. Shefi i ekzekutivit, bashkë me ministrin e shëndetësisë Uran Ismailin dhe drejtorin e SHSKUK’së Curr Gjocajn, kanë vizituar Klinikën e Kirurgjisë, ku ditë më parë ndodhën disa vdekje të dyshimta.

Por, ende nuk është bërë e ditur nëse Haradinaj ka biseduar me shefin e SHSKUK’së, për rastin e vdekjeve që ndodhën kohë më parë në këtë institucion shëndetësor. Megjithëse, Haradinaj deklaroi se në institucionet shëndetësore ka defekte dhe se ka kërkuar që se bashku me stafin e QKUK’së të ballafaqohen së bashku për t’i mënjanuar ato.

“Ajo që na motivon dhe arsyeja pse jemi këtu, është se ka defekte të caktuara, ka vakuume besoj, ka plot detyra të përbashkëta që na dalin, duke filluar nga ne, nga politika, nga Qeveria, nga vendimmarrësit, por edhe të gjithë të tjerët. Sot, besoj se e kemi arritur një dakordim që do të ballafaqohemi me këto defekte së bashku”, ka thënë Haradinaj.

Ai u zotua se shëndetësia do të jetë prioritet gjatë qeverisjes së tij. Ndërsa punëtorët shëndetësor i vlerësoi si heronj të Kosovës.

Në takim me kryeministrin kanë qenë të gjithë drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare.

Në QKUK kanë vdekur tre persona në rrethana të dyshimta. Më pas QKUK kishte pezulluar përkohësisht operacionet e planifikuara jourgjente me bllokun e klinikave kirurgjike.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj viziton Qendrën Klinike Universitare që kur e mori detyrën e kryeministrit./G.H/Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz