Viva Fresh në Gjilan gjobitet me 400 euro për mospërputhjes së çmimit të sheqerit
03

Lexo edhePamje prej depove të dy super marketeve që u mbyllen nga Policia e Kosovës

Sipas ankesës së një qytetari, çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro.
Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit.
“Drejtoria e Inspekcionit Komunal në Gjilan i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet, kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhePamje prej depove të dy super marketeve që u mbyllen nga Policia e Kosovës